Lajme

LAJMI I FUNDIT: Sulm kibernetik ndaj Qeverisë së Kosovës

Autori: Islam Morina 21:29 | 06 September 2022

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka njoftuar se dje dhe sot infrastruktura e rrjetit të qeverisë është sulmuar, gjë që ka shkaktuar probleme të kohëpaskohshme, shkruan Gazeta Infokus.

Kryeziu ka thënë se është identifikuar sulmi kibernetik dhe se i njëjti ka ardhë nga jashtë Kosovës dhe ka synuar disa IP-a në të cilat gjenden disa faqe të institucioneve të Kosovës.

Ai ka thënë se momentalisht gjendja është stabile dhe faqet janë të qasshme.

-Advertisement-

Postimi i plotë:

“Dje dhe sot, ka pasur probleme të kohëpaskohshme me shërbimin e internetit në Institucionet e Republikës së Kosovës. Ekipi i sektorit të sigurisë kibernetike në Agjencinë e Shoqërisë së Informacionit në bashkëpunim me ekspertët e jashtëm kanë identifikuar se problemi me shërbimin e internetit është si pasojë e sulmit kibernetik. Sulmi kibernetik nuk ka depërtuar brenda infrastrukturës se rrjetit kompjuterik shtetëror pasi që është bllokuar nga pajisjet përkatëse të sigurisë. Është identifikuar që sulmi kibernetik ka ardhur nga jashtë Kosovës dhe si target ka pasur IP-në në të cilën kanë qenë të publikuar disa ueb faqe të Institucioneve të Republikës së Kosovës. Agjencia e Shoqërisë së Informacionit, gjegjësisht ekipi i sigurisë kibernetike, ka ndërmarrur veprime konkrete me qëllim të tejkalimit të këtij sulmi kibernetik dhe kthimit në funksion të shërbimit të internetit.
Për momentin, gjendja është stabile – shërbimi i internetit si dhe shërbimet tjera online dhe ueb faqet janë funksionale dhe të qasshme. Ekipi i sigurisë kibernetike në ASHI do të vazhdojë me monitorimin e sigurisë së shërbimeve dhe sistemeve qeveritare dhe do të ndërmarrë masat e nevojshme për mbarëvajtjen e funksionimit dhe sigurinë e tyre”, ka shkruar në Facebook zëdhënësi i qeverisë Përarim Kryeziu./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera