Lajme

LAJMI I FUNDIT: Specialja fton edhe Tomë Gashin e Faton Klinakun

Autori: Gazeta inFokus 16:31 | 30 September 2020

Gjykata Speciale ka ftuar edhe avokatin e OVL-UCK-së, Tomë Gashin si dhe sekretarin e kësaj organizate, Faton Klinakun.

Kështu ka bërë të ditur vetë, Tomë Gashi i cili ka thënë se janë ftuar së bashku me Klinakun Nga Policia e Prokurorisë Speciale në Hagë.

“Para pak qastesh Policia e Prokurorisë Speciale në Hagë kërkoj që unë ai avokat i OVL të UÇK-së, të lajmërohem në policinë e Eulexit në Fushē Kosovë së bashku me Faton Klinakun”, ka thënë Gashi./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

Njoftimi i plotë:

DUKET QË DO TË KETË ARRESTIME TË REJA NGA GJYKATA SPECIALE

Policia e Prokurorisë Speciale në Hagë, duket se nuk e kanë të qartë se Nasim Haradinaj e Hysni Gucati nuk e pranojnë Gjykatën Speciale, ashtu siç nuk e pranon as Faton Klinaku.

Para pak qastesh Policia e Prokurorisë Speciale në Hagë kërkoj që unë ai avokat i OVL të UÇK-së, të lajmërohem në policinë e Eulexit në Fushē Kosovë së bashku me Faton Klinakun.

Unë kësaj thirrje nuk do ti pergjigjem, ngase nuk e kam pranuar  dhe nuk e pranoj Gjykatën Speciale.

Sonte ose shihemi në ndonjë debat televiziv ose unë dhe Faton Klinaku do të flasim për çështje kombëtare në Hagë me Nasim Haradinajn.

Tani Gjykata Speciale e ka humbur arsyen dhe don te arrestoj edhe avokatët që i mbrojnë veteranët e UÇK-së.

 

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera