Lajme

Lajmi i Fundit| Sot LDK i jep përgjigjen Vetëvendosjes

Autori: Gazeta inFokus 13:05 | 15 January 2020

Mbrëmjen e së martës u bë publike oferta e re e Vetëvendosjes drejtuar LDK-së, ku propozon rritjen e qeverisë për dy ministri, e që njëra t’i takoj partisë së Isa Mustafës.

Kjo edhe shpërfaqi ndasitë brenda partisë, e sidomos ato në mes të dy nënkryetarëve, Agim Veliut e Vjosa Osmanit, shkruan gazeta inFokus.

Veliu po e kundërshton e Osmani po e përkrah ofertën e Vetëvendosjes.

-Advertisement-

Në fakt, kjo thuhet të jetë edhe oferta e fundit gjë që do ta determinoj edhe marrëveshjen për koalicionin qeverisës në mes të partisë së parë e të dytë që dolën nga zgjedhjet e jashtëzakonshme të 6 tetorit.

E menjëherë këtë të mërkurë, shefi i LDK-së, Isa Mustafa, është parë të hyj brenda selisë qendrore të partisë.

Gazeta inFokus mëson nga burimet e saj se po këtë ditë, aty brenda në takim në zyrën qendrore të LDK-së, do të flitet për ofertën e fundit por edhe për kundërshtitë brenda partisë, shkruan gazeta inFokus.

Kështu, Gazeta inFokus mëson se edhe nga takimi do të dalin me një qëndrim përfundimtar nëse do ta përkrahin apo jo ofertën e fundit të VV-së, ku njerëzit e rëndësishëm të LDK-së janë të ndarë në dy taborë, njëri thotë të pranohet oferta e të hyjnë në qeverisje, e tjetri kërkon që VV t’i jep edhe kryeparlamentarin./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera