Sport

LAJMI I FUNDIT: Shtyhet ndeshja ndërmjet Dritës dhe Inter Escaldesit

Autori: Gazeta inFokus 17:32 | 08 August 2020

Ndeshja parakualifikues e Ligës së Kampionëve ndërmjet Dritës dhe Inter Escaldesit është shtyrë për 90 minuta, shkruan Gazeta inFokus.

Fillimisht ky duel ishte paraparë të niste nga ora 18:00, ndërsa tani është vendosur për në orën 19:30.

Lajmin e ka bërë të ditur klubi i Inter Escaldesit përmes një njoftimi në llogarinë e tyre zyrtare në facebook.

-Advertisement-

Nuk janë bërë të ditura arsyet se pse është shtyrë ndeshja, por me gjasë dalja pozitiv me koronavirus e mbrojtësit të Dritës, Fidan Gërbeshit ka ndikuar që ky takim të shtyhet për një orë e gjysmë.

Më poshtë keni njoftimin e klubit kampion të Andorrës./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera