Sport

LAJMI I FUNDIT: Shtyhet ndeshja Monaco – Paris Saint Germain

Autori: Gazeta inFokus 19:14 | 01 December 2019

Kryendeshja e javës në kampionatin francez, mes Monaco dhe Paris Saint Germain nuk do të luhet mbrëmjen e sotme sipas programit, pasi është vendosur të shtyhet për një afat të papërcaktuar.

Shkak është bërë moti i keq, me reshje të shumta shiu, që ka pllakosur në principatën e Monacos ditët e fundit ,duke bërë të pamundur zhvillimin normal të takimit.

Vendimi është marrë nga Ministria e Brendshme e Principatës së Monacos, ndërsa në orët në vijim pritet një takim ku do vendoset data kur do rikuperohet ndeshja.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera