Sport

LAJMI I FUNDIT: Shtyhet ndeshja e Ligës së Kampioneve, kjo është arsyeja

Autori: Gazeta inFokus 22:03 | 08 December 2021

Ndeshja mes Atalantas dhe Villarrealit e paraparë të zhvillohej sonte në Ligën e Kampionëve është shtyrë, shkruan Gazeta inFokus.

Ky takim është shtyrë për shkak të reshjeve të mëdha të borës që ka ranë orëve të fundit në qytetin e Bergamos në Itali.

Lajmin e ka bërë të ditur UEFA përmes një komunikate për media, ku ka treguar se kjo ndeshje pritet të luhet nesër.

-Advertisement-

“Për shkak të reshjeve të vazhduara të borës në Bergamo, UEFA ka vendosur që ta shtyjë ndeshjen në mes të Atalantas dhe Villarrealit për nesër (e enjte). Ora e ndeshje ende nuk është caktuar”, thuhet në këtë komunikatë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera