Sport

LAJMI I FUNDIT: Shtyhet derbi ndërmjet Manchester Unitedit dhe Liverpoolit, kjo është arsyeja

Autori: Gazeta inFokus 17:52 | 02 May 2021

Derbi i javës së 34-të në Premierligë ndërmjet Manchester Unitedit dhe Liverpoolit i paraparë të zhvillohet sot nga ora 17:30 është shtyrë, shkruan Gazeta inFokus.

Kjo, pasi tifozët e ekipit të Manchester Unitedit ka disa orë që po protestojnë para stadiumit ‘Old Trafford’, ku po kërkojnë largimin e familjes Glazer që ka në pronësi klubin.

Madje një numër i madh i tifozëve kanë hyrë brenda në fushë, ku kanë shkaktuar dëme materiale.

-Advertisement-

Policia është duke i larguar me dhunë protestuesit, kurse lojtarët e Liverpoolit akoma janë në hotel.

Nuk dihet ende se a do të zhvillohet sonte kjo ndeshje./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera