Lajme

Lajmi i fundit: Shtetasit të Serbisë i konfiskohet një shumë e madhe parash

Autori: Gazeta inFokus 14:24 | 24 March 2022

Policia e Kosovës ka njoftuar se një shtetasi të Serbisë i janë konfiskuar një shumë e madhe të parave në pikën kufitare “Dheu i Bardhë” ,shkruan Gazeta Infokus.

Siç njofton policia, personi i dyshuar gjatë të mërkurës iu është kontrolluar vetura ku gjatë kontrollimit në brendi të automjetit kanë qenë të fshehura dy qese me para.

“Gjatë kontrollit më të detajuar, në vijë të dytë të kontrollit, në brendi të automjetit, të fshehura dhe të maskuara janë zbuluar dy qese të najlonit. Gjatë procedurave të tjera të kontrollit, janë zbuluar 35600 USD (tridhjetë e pesë mijë e gjashtëqind dollarë amerikanë) dhe 6.653.590 RSD (gjashtë milionë e gjashtëqind e pesëdhjetë e tre mijë e pesëqind e nëntëdhjetë dinarë serbë)”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë
-Advertisement-

Të tjera