Lajme

LAJMI I FUNDIT: Shkarkohet Bernard Challandes nga posti i trajnerit të Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 13:10 | 13 October 2021

Federata e Futbollit e Kosovës e ka shkarkuar Bernard Challandesin nga posti i trajnerit të kombëtares së Kosovës, shkruan Gazeta inFokus.

Ky shkarkim i teknikut zviceran ka ardhur pas humbjes nga Gjeorgjia dhe rezultateve negative në kualifikimet e Kupës së Botës “Katar 2022”.

Në një konferencë për media që po mbahet aktualisht në Prishtinë, kryetari i FFK-së, Agim Ademi, ka thënë se Challandes që nga sot nuk do të jetë më trajner i Kosovës.
“Që nga sot trajneri Challandes nuk do të jetë më shef i shtabit teknik të Kosovës. Ne në mënyrë të dyanshme jemi pajtuar ta ndërpresim bashkëpunimin. Ne e falënderojmë trajnerin për suksesin historik që ka pasur me Kosovën në Ligën e Kombeve”, ka thënë Ademi.

-Advertisement-

Në konferencë për media i pranishëm është edhe vet Bernard Challandes, i cili do të flas pas pak./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera