Lajme

Lajmi i Fundit: Seanca për votimin e Qeverisë Hoti mbahet të mërkurën në ora 11:00

Autori: Gazeta inFokus 10:52 | 02 June 2020

Kryesia e Kuvendit ka marr vendim që seanca për votimin e Qeverisë Hoti të mbahet ashtu siç edhe ka kërkuar LDK, pra të mërkurën në ora 11.00

Kryesia e Kuvendit është mbledhur sot me pikën e vetme të rendit të ditës kërkesën e 61 deputetëve për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme.

Pas marrjes së aktgjykimit të plotë të Gjykatës Kushtetues, Lidhja Demokratike e Kosovës ka deponuar kërkesën me nënshkrime të deputetëve për thirrjen e seancës për të mërkurën në orën 11:00.

-Advertisement-

Ndryshe, edhe shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, një ditë më parë ka thënë sot se kanë kërkuar që seanca të mbahet ditën e mërkurë.

“Pas marrjes së Aktgjykimit në emër të LDK-së kam dorëzuar kërkesën për seancë për të mërkurën në orën 11:00 me të vetmen kërkesë të rendit të ditës, votimin e Qeverisë së re”, është shprehur Gashi. /Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera