Lajme

LAJMI I FUNDIT: Rrëzohet një lis në Prishtinë, dyshohet se një 30 vjeçar ka vdekur

Autori: Gazeta inFokus 16:03 | 06 June 2022

Një person dyshohet se ka vdekur si pasojë se një lis është rrëzuar në Prishtinë, shkruan Gazeta Infokus.

Këtë për Infokus e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Ai tha se sipas informacioneve të para dyshohet se një 30 vjeçar ka vdekur.

-Advertisement-

“Rreth orës 15:15 është pranuar informata se një lis është rrezuar dhe ka zënë dy persona. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informatat e para janë ngritur dyshimet se njëri nga të lënduarit mashkull, rreth 30 vjeç ka humbur jetën përderisa e lënduara tjetër femër poashtu rreth 30 vjeç është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, ka deklaruar Borovci për Infokus.

Ai tutje shtoi se aktualisht policia ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore me synim sqarimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen./Gazeta Infokus/

Më poshtë gjeni pamje nga vendi i ngjarjes:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Edicioni i 6-të i Garage Sale sjell zbritje të madhe në Comodita Home!
-Advertisement-

Të tjera