Lajme

Lajmi i fundit: Rrahje në Ulpianë, theret një 36 vjeçar

Autori: Gazeta inFokus 10:17 | 17 March 2022

Një 36 vjeçar është therur sot me thikë nga një 52 vjeçar në lagjen Ulpiana, shkruan Gazeta Infokus.

Policia e Kosovës ka njoftuar se pas një mosmarrëveshjeje në mes të dy personave, viktima ka pësuar lëndime trupore nga një mjet i mprehtë dhe është dërguar në QKUK.

“Rasti, lëndim trupor, ka ndodhur në lagjen Ulpiana në Prishtinë, ku pas një mosmarrëveshje në mes të dy personave, ka rezultuar me një rrahje, me ç’ rast një prej tyre: D.Z , 36 vjeç, mashkull, shtetas Kosovar ka pësuar lëndime nga një mjet i mprehtë”, thuhet në njoftimin e tyre.

-Advertisement-

Ndërkohë, i dyshuari 52 vjeçar është arrestuar.

Më poshtë gjeni postimin e plotë të policisë:/Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNICEF-i global boton artikull për rezultatet e partneritetit me Devolli Corporation: U fuqizuan gratë, përfituan familjet

Të tjera