Lajme

LAJMI I FUNDIT: Reagon Shpend Ahmeti pas ‘kanosjes’ me thikë nga Afrim Tovërlani

Autori: Gazeta inFokus 21:44 | 26 October 2021

Kryetari aktual i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, më në fund ka reaguar pas lajmeve se ai është kanosur me thikë nga trajneri i njohur kosovar, Afrim Tovërlani, shkruan Gazeta inFokus.

Ahmeti përmes një postimi në llogarinë e tij zyrtare në facebook ka thënë se nuk ka pas kurrfarë ballafaqimi fizik e as luftë më thika me Tovërlanin, duke shtuar se Afrimin e njeh moti dhe e ka mik.

Tutje i pari i Prishtinës e ka konfirmuar se Afrim Tovërlani ka qenë mbrëmë të shtëpia e tij dhe e ka thirr vetë policinë, e cila me të arritur e ka arrestuar.

-Advertisement-

Shpend Ahmeti ka thënë se nuk ndihet as i kërcënuar e as i rrezikuar nga Afrimi, teksa ka shpresuar që këtë incident Afrim Tovërlani ta sqaroj e kaloj sa më lehtë me organet e rendit.

Më poshtë keni postimin e plotë të Ahmetit në facebook./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation
-Advertisement-

Të tjera