Sport

LAJMI I FUNDIT: Reagon për herë të parë Tahir Batatina pas debatit të ashpër me Qeqa Krelanin

Autori: Gazeta inFokus 23:17 | 13 April 2021

Trajneri i skuadrës së Llapit, Tahir Batatina, ka reaguar për herë të parë pas gjithë asaj se çfarë ndodhi të dielën mbrëma në emisionin ‘Sporti Total’ në KTV, ku pati një debat të ashpër me gazetaren e RTK-së, Qeqa Krelanin, shkruan Gazeta inFokus.

Batatina nuk u pajtua me analizat e Krelanit për skuadrën e Llapit dhe në një moment ‘shpërtheu’ duke i thënë gazetares se po të ishte menaxher i saj do ta linte vetëm për me palu gazeta.

Tekniku llapjan nuk u ndal me kaq, pasi e kritikoi edhe veshjen e komentatores në studiot televizive.

-Advertisement-

Pas gjithë kësaj tollovie reaguan AGK-ja, SHGSK-ja, analistë të ndryshëm, e edhe moderatori i emisionit, Florim Maliqaj.

Që të gjithë e dënuan gjuhën seksiste të përdorur nga trajneri i ekipit nga Podujeva, duke mbështetur fuqishëm Krelanin, e cila në një moment e quajti Batatinen president bastegji.

Gjithë këtyre kritikave ndaj tij, Tahir Batatina, ka vendosur ti përgjigjet me një thënje.

“Mos thuaj kurrë ‘Nuk ia dal dot’. Ngrihu, merr frymë, buzëqesh dhe vazhdo. Herët a vonë, ajo që dëshiron do të vijë”, ka shkruar Batatina në facebook.

Për gjuhen e përdoruar nga Krelanit, Batatinës i është hapur edhe procedurë disiplinor nga Komisioni i Garave të Superligës së Kosovës.

Më poshtë keni thënjën e postuar nga trajneri i skuadrës së Llapit./Gazeta inFokus/

May be an image of 1 person, standing dhe text that says '" SPORTS STUDIO APP THENIE Mos thuaj kurrë "Nuk ia dal dot". Ngrihu, merr fryme, buzëqesh dhe vazhdo. Herët a vonë, ajo që dëshiron do të vije"'

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera