Lajme

LAJMI I FUNDIT : Qeveria serbe merr dy vendime që kanë të bëjnë me Kosovën

Autori: Gazeta inFokus 20:51 | 21 Shtator 2021

Qeveria e Serbisë ka mbajtur sot mbledhje ku ka marrë disa vendime që kanë të bëjnë edhe me Kosovën.

Siç njoftojnë mediat në Beograd, qeveria serbe sot ka marrë vendim për krijimin e Qendrave Shëndetësore në Zubin Potok e Zveçan, transmeton lajmi.net.

Sipas këtyre raportimeve, ky vendim është në përputhje me Rezolutën 1244.

-Advertisement-

“Anëtarët e qeverisë miratuan gjithashtu Vendimin për formimin e Komitetit Kombëtar për Zbatimin e Konventës për Mbrojtjen e Pronave Kulturore në rast Konflikti të Armatosur, për një periudhë pesëvjeçare”, thuhet në raportimin e mediave serbe.

Ndryshe, në veri po vazhdon të jetë situatë e tensionuar pas vendimit të qeverisë së Kosovës për reciprocitetin e targave.

Aktualisht, atje është një numër i madh i Policëve të Kosovës dhe protestuesve serbë.

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy