Lajme

Lajmi i fundit: Qeveria “e mbyllë” Kosovën

Autori: Gazeta inFokus 15:50 | 05 April 2021

Qeveria e Kosovës ka miratuar masat e reja kufizuese për parandalimin e koronavirusit.

Sipas këtyre masave gastronomia dhe qendrat tregtare ndalojnë aktivitetin e tyre nga data 6 prill deri me 18 prill, shkruan Gazeta Infokus.

“Ndalohet veprimtaria e qendrave të mbyllura tregtare përvec shërbimeve esenciale në kuadër të tyre sic janë marketet ushqimore dhe farmacitë nga data 6 prill deri më datë 18 prill, ndërsa në qendrat e hapura tregtare lejohet aktiviteti duke i respektuar masat dhe rekomandimet për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë Covid- 19”, thuhet ndër të tjera në propozimin e Ministrisë së Shëndetësisë../Gazeta Infokus/.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera