Lajme

LAJMI I FUNDIT: Qeveria e Kosovës nga 3 janari merr vendimin më të ashpër të masave antiCovid

Autori: Islam Morina 17:33 | 30 November 2021

Në mbledhjen e radhës së Qeverisë së Kosovës, një nga masat që pritet të aprovohet është edhe ajo për hyrjen në territorin e vendit tonë.

Sipas propozimit të MSH-së nga tre janari 2022, për të hyrë në territorin e Republikës së Kosovës, çdo person duhet të posedojë dëshmi se është i vaksinuar me të dy dozat e vaksinës anti-Covid, shkruan Gazeta Infokus.

Përderisa deri me tre janar në vend mund të hyhet edhe me një dozë vaksinimi, apo testin PCR jo më të vjetër se 48 orë , ose dëshmi vaksinimi me një dozë apo dëshmi se personi ka kaluar tashmë Covidin, nga 3 janari vlen vetëm dëshmia se personi që do ë hyjë në vend ka marrë të dy dozat e vaksinës.

-Advertisement-

Kurse të gjithë ata që pas tre janarit nuk posedojnë një nga dëshmitë e lartcekura do të mund të hyjnë në vend vetëm nëse vaksinohen, mundësi kjo që u jepet në pikë kalimet kufitare, përfshi edhe atë të ANP Adem Jashari, për ata që hyjnë në rrugë ajrore në Kosovë./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’

Të tjera