Lajme

LAJMI I FUNDIT: Publikohen pamje nga vendi i ngjarjes ku ndodhi vrasja në Gjilan

Autori: Gazeta inFokus 23:04 | 08 November 2021

Qyteti i Gjilanit është tronditur mbrëmjes e së hënës, ngase pas gjuajtës me armë zjarri një person ka mbetur i vdekur, kurse një tjetër është plagosur, shkruan Gazeta inFokus.

Lajmin e ka konfirmuar nënkoloneli i Rajonit të Gjilanit, Remzi Azemi, i cili ka thënë se gjendja e të plagosurit është e rendë.

“E konfirmojmë që ka ndodhur një incident, ku dyshohet që është përdorur arma e zjarrit. Si rezultat i përdorimit të armës së zjarrit, një person ka ndërruar jetë, ndërsa një tjetër është i plagosur. Gjendja e të plagosurit është e rëndë por nuk kemi informacione më të detajuar nga stafi mjekësor. Ngjarja ka ndodhur në Gjilan rreth një ore më parë (21:00)”, tha nënkoloneli i Rajonit të Gjilanit, Remzi Azemi.

-Advertisement-

Gazeta Insajderi ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes, ku Policia e Kosovës ka nisur procedurat hetimore./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?

Të tjera