LAJMI I FUNDIT: Publikohen mesazhet që pretendohet se janë komunikim me Millan Radoiçiqin: “Mos u shqetëso”
Autori: Gazeta inFokus
22:36 | 25 September 2023
Pak më parë në media u raportua se në mesin e të plagosurve në Banjskë të Zveçanit është edhe nënkryetari i Listës Serbe, Millan Radojiçiq.
Ndërkaq, mediumi boshnjak “Istraga”, ka raportuar se ka tentuar të kontaktojë me Radojiçiqin, por fillimisht një person i panjohur i cili është përgjigjur në telefonin e tij ka thënë se “nuk është Radojiçiq”.
Mirëpo më pas, i njëjti person ka pohuar se Radojiçiq është mirë.
Ky medium, në platformën “X” ka publikuar bisedën që është bërë në “Viber”, e që pretendohet se është bërë me numrin që është i Radojiçiqit.
Në bisedën e publikuar, kur pyetet nëse Radojiçiq është gjallë, në përgjigjen e kthyer nga numri që po pretendohet se është i tij ka thënë “mos u shqetëso”


Mediumi boshnjak, krahas bisedës së publikuar ka dhënë edhe një shpjegim lidhur me komunikimin me nënkryetarin e Listës Serbe.
“Milan Radojiçiq, njëri nga liderët e Listës Serbe, është plagosur gjatë një sulmi terrorist në Kosovë. Sot në disa raste kemi tentuar të kontaktojmë me Radojiçiqin. Fillimisht, një person i panjohur i cili iu përgjigj numrit të tij të telefonit tha se “nuk është Radojiçiq”, ndërsa më pas, gjatë korrespondencës, i njëjti pretendoi se Radojiçiq ishte mirë dhe se po i jepej ryshfet. Sipas informacioneve të mediumit Istraga, Radojiçiq ndodhet në Serbi dhe po trajtohet. Dokumentet e tij u gjetën në makinat e sekuestruara”, thuhet në shkrimin e mediumit boshnjak në platformën X.
Milan Radojičić, jedan od čelnika Srpske liste, ranjen je tokom terorističkog napada na Kosovu, saznaje @IstragaB Danas smo, u nekoliko navrata, pokušali stupiti u kontakt sa Radojičićem. Prvo je nepoznata osoba koja se javila na njegov broj telefona rekla da “nije Radojičić”,… pic.twitter.com/gqR8Nu00P3
— Istraga.ba (@IstragaB) September 25, 2023
Kujtojmë se ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla, sot në konferencë për media tha se në bazë të dokumenteve që kanë gjetur Radoiçiq, është i lidhur me sulmin.
“Në këto materiale, po ashtu kemi gjetur edhe dokumente të kriminelit që, po ashtu, është në listën e zezë të SHBA-së, Millan Radoiçiq, dokumente këto që dëshmojnë lidhjen apo pjesëmarrjen e tij të drejtpërdrejtë në këtë aksion. Kjo është lista e armëve apo lejeve të institucioneve të Serbisë dhënë Millan Radoiçiqit ku është edhe lista me armët që ai posedon, me numra, me të gjitha që janë gjetur në veturën e parë në radhë atje dhe patjetër që dokumenti origjinal është në dorën e forenzikës”, tha Sveçla.

T� tjera
-
U raportua i zhdukur në Ferizaj, 31-vjeçari gjendet shëndosh e mirë në Prishtinë
Policia e Kosovës ka njoftuar se pas katër ditësh kërkimi është arritur që të...
-
Kurti bisedon me Rutten në Dublin: Anëtarësimi i Kosovës në NATO i shërben sigurisë në Evropë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një bisedë me Sekretarin e P...
-
KFOR organizon ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vrella, marrin pjesë edhe Policia, EULEX-i dhe FSK-ja
Forca e Kosovës (KFOR) do të zhvillojë ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vre...
-
Nëna nga Gjakova e raporton djalin e saj në polici, ai dërgohet në mbajtje
Një rast i dhunës në familje është raportuar të ketë ndodhur në Gjakovë. S...
-
Burri la tre fëmijët në rrugë në Prishtinë, ish-gruaja e raporton në polici për sulm
Një rast i dhunës në familje është raportuar në Prishtinë, ku një grua dyshoh...
-
Dhunë në familje në Podujevë, Prishtinë, Gjakovë dhe Malishevë, në njërin rast gjenden armë dhe municion
Policia e Kosovës ka raportuar disa raste të dhunës në familje në raportin 24...
-
Një person gjendet pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren
Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren. Rasti...
-
Të martën shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve për administrim të drejtësisë
Pasnesër pritet të shpallet aktgjykimi ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ...
-
Bilanc tragjik këtë të shtunë në Shqipëri – Tre të vdekur brenda pak orësh në aksidente, pesë të lënduar
Tre të vdekur dhe pesë të lënduar është bilanci i aksidenteve në rrugë gjatë ...
-
Haziri: Republika mban autorësinë e Rugovës, Adem Jashari e kryengritësit e tjerë janë meritë e tij, Demaçit, Bukoshit e Ahmet Krasniqit
Lutfi Haziri nga Lidhja Demokratike e Kosovës, duke reaguar lidhur me debatin...
-
Cili është kanceri më i rrezikshëm i lëkurës që po shënon rritje? Dermatologia zbulon detajet alarmuese!
Dermatologia Shkëndije Dobruna, në emisionin “Doktor Plus”, ka folur për lloj...
-
Shiroka Pula në Ballon e Marinsave: Amerika është shumë më tepër se një aleat strategjik
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, mori pjesë në Ballon e Marinsave...
































