Sport

LAJMI I FUNDIT: Prishtina shpallet kampione e Kosovës në futboll

Autori: Gazeta inFokus 16:56 | 16 May 2021

Kanë përfunduar pesë ndeshjet e elitës së futbollit kosovar të zhvilluara në kuadër të xhiros së 35-të, shkruan Gazeta inFokus.

Skuadra e Prishtinës e ka mposhtur në udhëtim Gjilanin me rezultat 1-2 dhe është shpallur kampione e Kosovës për sezonin 2020/2021.

Kryeqytetasit e kanë fituar titullin një xhiro pa përfunduar kampionati me 78 pikë.

-Advertisement-

‘Bardhekaltërit’ arrijnë të shpallen kampion pas 8 viteve pritje. Ky është titulli i 11-të në histori të klubit të Prishtinës.

Në po të njëjtën kohë sot janë zhvilluar edhe katër ndeshje tjera, ku Drita ka fituar në udhëtim te Drenica me rezultat 0-3, kurse Ballkani e ka mposhtur në shtëpi Trepçën ’89 me shifrat 4-3.

Arbëria ka arritur fitore të madhe ndaj Llapit me rezultat 3-2, kurse Feronikeli ka arkëtuar tri pikë ndaj Besës duke e mundur me shifrat 3-1.

Deri në përfundim të kampionatit kanë mbetur vetëm edhe një xhiro./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera