Sport

LAJMI I FUNDIT: Prishtina e refuzoi Vedat Muriqin kur i kishte 17 vjet

Autori: Gazeta inFokus 23:00 | 13 September 2020

Sulmuesi i kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, gjatë ditës se sotme ka udhëtuar për në Romë, aty ku nesër do ti kryej testet mjekësore te skuadra e Lazios, shkruan Gazeta inFokus.

Muriqi nesër do të nënshkruaj kontratë 5 vjeçare me Lazion, derisa klubi italian do ti paguaj 18 milionë euro Fenerbahçes.

Lëvizjen e futbollistit nga Prizreni e ka komentuar edhe trajneri kosovar, Sami Sermaxhaj, i cili ka zbuluar edhe një detaj interesat rreth sulmuesit shtatlartë.

-Advertisement-

Sermaxhaj i ftuar në ‘Sporti Total’ në KTV ka thënë se Muriqi me propozimin e Rexhep Gagjollit dhe Skender Shengylit ka shkuar në zyret e Prishtinës për tu transferuar, por nuk kanë arritur marrëveshje.

“Me propozimin e Rexhep Gagjollit dhe Skender Shengylit, Muriqi ishte te zyret e Prishtinës për me nënshkru para se me shku në Shqipëri, mirëpo pse nuk nënshkroi nuk i di detajet. E di që ishte edhe në stadium, e kam parë edhe kur shkoi në zyre me Rexhep Gagjollin dhe me propozimin e Skender Shengylit, mirëpo pse nuk u dakordun se di, kështu është, nganjëherë vështirë është mi parapa sendet, mirëpo e di atëherë ai kishte 17 vjet dhe iku shkoi në Teutë”, deklaroi Sermaxhaj.

Vedat Muriqi karrierën e ka nisur te skuadra e Lirisë nga Prizreni./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera