Sport

LAJMI I FUNDIT: Prishtina anulon fazën përgatitore në Istog, kjo është arsyeja

Autori: Gazeta inFokus 20:10 | 09 August 2020

Ekspedita e klubit të Prishtinës ka dy ditë që është vendosur në qytetin e Istogut, aty ku ishte planifikuar të zhvillohet faza përgatitore para ndeshjes parakualifikues në Ligën e Evropës, shkruan Gazeta inFokus.

Kryeqytetasit kishin paraparë që në stadiumin ‘Demush Mavraj’ të kryenin përgatitjet deri me datën 17/18 gusht, por sot ky vendin ka ndryshuar.

‘Bardhekaltërit’ janë rikthyer në Prishtinë, ku fazën përgatitore do ta zhvillojnë në fushën artificiale në Bernicë.

-Advertisement-

Kjo pasi kundërshtari i Prishtinës në parakualifikimet e Ligës së Evropës, Lincolni nga Gjibraltari ka fushë artificiale.

Lajmin e ka bërë të ditur vet klubi kryeqytetas përmes një postimin në faqen e tyre zyrtare në facebook.

Më poshtë keni njoftimin e plotë të klubit të Prishtinës./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera