Lajme

LAJMI I FUNDIT: Policia thonë se nuk kanë hedhur gaz lotsjellës në protestën e veteranëve

Autori: Gazeta inFokus 12:30 | 06 June 2022

Në protestën që është duke u mbajtur sot nga veteranët e UÇK-së, ka eskaluar situata ku edhe është raportuar se Policia e Kosovës ka hedhur gaz lotsjellës ndaj protestuesve, shkruan Gazeta Infokus.

E në lidhje me këtë Policia e Kosovës ka dalur me një njoftim ku ka thënë se ata nuk kanë përdorur gaz lotsjellës ndaj veteranëve të cilët janë duke protestuar para objektit të Kuvendit të Kosovës për rreth dy orë.

Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se sipas detyrës zyrtare, policia është kujdesur për mbarëvajtjen e protestës, ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike si dhe ofrimin e sigurisë për protestuesit dhe për objektet zyrtare.

-Advertisement-

“Policia e Kosovës, me qëllim të informimit të drejt të opinionit publik, informon dhe njëherit demanton shkrimet e publikuara në portale ku thuhet se kinse Policia ka përdorur gaz lotsjellës ndaj protestuesve, se në asnjë rast apo rrethanë nuk ka përdorur gaz lotsjellës ndaj protestuesve, por dyshohet se lloji i gazit/tymit, është hedhur nga persona/protestues brenda masës”, thuhet në njoftimin e PK-së./Gazeta Infokus/

Më poshtë gjeni njoftimin e plotë:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’

Të tjera