Lajmi i fundit: Policia parandalon kontrabandimin e pijeve alkoolike, dyshohen që erdhën nga Serbia

Autori: Gazeta inFokus
15:35 | 19 July 2022
Policia e Kosovës ka njoftuar se në dy raste të ndryshme sot ka parandaluar kontrbandimin me mallra, shkruan Gazeta Infokus.
Sipas njoftimit të policisë, gjatë vëzhgimit dhe pritës afër vijës kufitare Kosovë-Serbi, policia kufitare ka identifikuar dy vetura të ndryshme, njëra me targa të Serbisë e tjetra me targa vendore, ku ka janë gjetur pije alkoolike.
“Me datë 19.07.2022 rreth orës 07:00 Policia e Kosovës gjatë vëzhgimit dhe pritës afër vijës kufitare Kosovë – Serbi bazuar edhe në analizën e riskut dhe informacioneve inteligjente të bëra nga ana e njësive të policisë kufitare, kanë identifikuar dy vetura të ndryshme njëra me targa të Serbisë dhe tjetra me targa vendore, që të dyja me ngasës dy të dyshuarit meshkuj kosovarë. Gjatë kontrollit të realizuar tek vetura e parë janë gjetur sasi e pijeve alkoolike 26 arka –birrë me gjithsej 520 copë, ndërsa tek vetura e dytë janë gjetur 24 arka (me birrë) dhe 80 shishe birrë, në total gjithësej 560 copë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Po ashtu kanë bërë të ditur se dyshohet se malli është sjellur nga Serbia përmes rrugëve malore në Republikën e Kosovës.
“Malli dyshohet se është sjellur nga Republika e Serbisë përmes rrugëve malore në Republikën e Kosovës. Lidhur me rastin Njësia e Hetimeve Rajonale e Drejtorisë Kufitare-Lindje është duke i trajtuar këto dy raste dhe në bashkëpunim me prokurorinë përkatëse pas hetimeve preliminare malli i konfiskuar do t’i dorëzohet Doganës së Kosovës”, thuhet tutje në njoftim./Gazeta Infokus/
Të tjera
-
Në këto orë të mbrëmjes Serbisë vazhdon t’i bëhet presion nga BE’ja dhe ShBA
Derisa kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është nisur në Kosovë, në këto orë...
-
Abazoviq: Jam i gatshëm për qeveri teknike
Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka thënë se është i gatshëm ta ...
-
Stuhitë “apokaliptike” godasin Europën, 13 viktima, mes tyre edhe fëmijë
Pas valëve të të nxehtit Europa është goditur nga moti i keq, i cili ka shkak...
-
Arben Vitia i kthehet angazhimit në VV, lëshon një njoftim për zgjedhjet në Prishtinë
Duke iu drejtuar anëtarëve dhe aktivistëve të Vetëvendosjes në Prishtinë, Arb...
-
Jepet alarmi në Krime, rusët i frikësohen raketave HIMARS, shpërthime pranë urës së famshme në Krime
Lufta në Ukrainë ka hyrë në një fazë të rendësishme me rusët që tentojnë të t...
-
Lajçaku e Escobari po i vazhdojnë takimet me Vuçiqin
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka vazhduar me takime në Bruksel edhe në m...
-
SHBA thirrje Kosovës e Serbisë: Po e vëzhgojmë dialogun nga afër, shfrytëzojeni në mënyrë efektive
Shtetet e Bashkuara u bënë thirrje të enjten Kosovës dhe Serbisë që të vazhdo...
-
Francezit me agjenda të dyshimta në Kosovë – Twitteri ia fshin llogarinë përgjithmonë
Ish-kandidati për president në Francë, Arno Gujon, është suspenduar nga rrjet...
-
Çitaku: Kryeministri Kurti në Bruksel nuk përfaqëson LVV-në
Çitaku për ‘Klan Kosova’ ka thënë se kryeministri duhet të negociojë marrëves...
-
Kuvendi i Malit të Zi nesër voton mocion mosbesimi ndaj Abazoviqit
Kuvendi i Malit të Zi nesër do të votojë mocionin e mosbesimit ndaj kryeminis...
-
Zhdukja e biznesmenit, personat që u arrestuan sot janë vëllau e kunata e të dyshuarit për rrëmbim
Prokuroria Themelore e Prishtinës njoftoi sot se janë ndaluar dy persona lidh...
-
Të shtëna më armë zjarri në Krujë, dyshohet se ka viktima
Të shtëna me armë zjarri raportohen të jenë dëgjuar mbrëmjen e kësaj të enjte...