Lajme

Lajmi i fundit: Policia parandalon kontrabandimin e pijeve alkoolike, dyshohen që erdhën nga Serbia

Autori: Gazeta inFokus 15:35 | 19 July 2022

Policia e Kosovës ka njoftuar se në dy raste të ndryshme sot ka parandaluar kontrbandimin me mallra, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas njoftimit të policisë, gjatë vëzhgimit dhe pritës afër vijës kufitare Kosovë-Serbi, policia kufitare ka identifikuar dy vetura të ndryshme, njëra me targa të Serbisë e tjetra me targa vendore, ku ka janë gjetur pije alkoolike.

“Me datë 19.07.2022 rreth orës 07:00 Policia e Kosovës gjatë vëzhgimit dhe pritës afër vijës kufitare Kosovë – Serbi bazuar edhe në analizën e riskut dhe informacioneve inteligjente të bëra nga ana e njësive të policisë kufitare, kanë identifikuar dy vetura të ndryshme njëra me targa të Serbisë  dhe tjetra me targa vendore, që të dyja me ngasës dy të dyshuarit meshkuj kosovarë. Gjatë kontrollit të realizuar tek vetura e parë janë gjetur sasi e pijeve alkoolike 26 arka –birrë me gjithsej 520 copë, ndërsa tek vetura e dytë janë gjetur 24 arka (me birrë) dhe  80 shishe birrë,  në total gjithësej 560 copë”, thuhet në njoftimin e policisë.

-Advertisement-

Po ashtu kanë bërë të ditur se dyshohet se malli është sjellur nga Serbia përmes rrugëve malore në Republikën e Kosovës.

“Malli dyshohet se është sjellur nga Republika e Serbisë përmes rrugëve malore në Republikën e Kosovës. Lidhur me rastin Njësia e Hetimeve Rajonale e Drejtorisë Kufitare-Lindje është duke i trajtuar këto dy raste dhe në bashkëpunim me prokurorinë përkatëse pas hetimeve preliminare malli i konfiskuar do t’i dorëzohet Doganës së Kosovës”, thuhet tutje në njoftim./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
-Advertisement-

Të tjera