Lajme

LAJMI I FUNDIT: Policia në doganë kap mbi 6 ton mallra të kontrabanduara

Autori: Gazeta inFokus 10:59 | 07 July 2022

Policia e Kosovës kryesisht njësitet të Doganës së Kosovës kanë parandaluar 4 raste të tentim kontrabandës në Mitrovicë, shkruan Gazeta Infokus,

Përmes një komunikate për media nga Dogana e Kosovës kanë treguar se masa e mallrave ishte mbi 6 ton.

“Njësitet Antikontrabandës të Doganës së Kosovës në kuadër të planit operativ sot kanë parandaluar katër (4) raste të tentim kontrabandës në regjionin e Mitrovicës. Njësit e doganës kanë identifikuar automjetet e dyshimta të cilat edhe janë ndaluar në orët e mëngjesit. Automjete transportuese bartnin mallra të kontrabanduara nga Serbia”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

Po ashtu në këtë komunikatë thuhet se gjatë kontrollimit, në automjetin e parë janë gjetur 1200 litra pije joalkoolike, 105 litra vaj ushqimor dhe 144 litra tretës/nitro solvent.

“Në automjetin e parë janë gjetur 1200 litra pije joalkoolike, 105 litra vaj ushqimor dhe 144 litra tretës/nitro solvent. Në automjetin e dytë është hasur në 1470 litra pije joalkoolike. Në automjetin e tretë është hasur në 2329 litra pije joalkoolike. Në automjetin e katërt është hasur në 900 litra tretës/nitro solvent. Të gjitha automjetet dhe mallrat janë sekuestrua derisa ka filluar procedura kundërvajtëse”, thuhet tutje në komunikatë./Gazeta Infokus/

Më poshtë gjeni komunikatën e plotë:

Kapen mbi 6 ton mallra të kontabanduara

Prishtinë 7 korrik 2022, Njësitet Antikontrabandës të Doganës së Kosovës në kuadër të planit operativ sot kanë parandaluar katër (4) raste të tentim kontrabandës në regjionin e Mitrovicës. Njësit e doganës kanë identifikuar automjetet e dyshimta të cilat edhe janë ndaluar në orët e mëngjesit. Automjete transportuese bartnin mallra të kontrabanduara nga Serbia.

Në automjetin e parë janë gjetur 1200 litra pije joalkoolike, 105 litra vaj ushqimor dhe 144 litra tretës/nitro solvent.

Në automjetin e dytë është hasur në 1470 litra pije joalkoolike.

Në automjetin e tretë është hasur në 2329 litra pije joalkoolike.

Në automjetin e katërt është hasur në 900 litra tretës/nitro solvent.

Të gjitha automjetet dhe mallrat janë sekuestrua derisa ka filluar procedura kundërvajtëse. Dogana e Kosovës në bashkëpunim me autoritetet kompetente do të vazhdojë të ushtroj kontrolla në kuadër të realizimit të detyrave dhe përgjegjësive të saj, me qëllimin e vetëm parandalimin e veprimtarive ilegale në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës. Dogana e Kosovës fton qytetarët të njoftojnë secilin rast të sjelljes jo etike të zyrtarëve doganor në numrin e telefonit 080050095.

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…

Të tjera