Sport

LAJMI I FUNDIT: Përfundon ndeshja ndërmjet Heidenheimit dhe Werder Bremeni, kjo skuadër do të luaj në Bundesligë vitin tjetër

Autori: Gazeta inFokus 22:31 | 06 July 2020

Ka përfunduar duelin kthyes ndërmjet Heidenheimit dhe Werder Bremenit, i zhvilluar në kuadër të Play-Offit për mbetje në Bundesligë, shkruan Gazeta inFokus.

Edhe ndeshja e dytë ka përfunduar me rezultat të barabartë, po kësaj here 2-2, e falë goli mysafir Werder Bremeni i Milot Rashicës e ka siguruara Bundesligën edhe për sezonin tjetër.

Kujtojmë se takimi i parë i zhvilluar në Bremen kishte përfunduar me rezultat të barabartë 0-0.

-Advertisement-

Werder Bremeni kaloi në avantazh në minutën e 3’ falë një autogoli të Norman Theuerkauf, ndërsa vendasit e barazuan rezultatin 1-1 në minutën e 85’ me anë të Tim Kleindienst.

Në minutat e fundit të ndeshjes u shënuan edhe dy gola të shpejtë, fillimisht Bremeni realizoi për rezultatin 1-2 në minutën e 94’ me anë të Ludwig Augustinsson, ndërsa pas tre minutave për rezultatin përfundimtar 2-2 shënoi Tim Kleindienst i Heidenheimit.

Me rezultat të përgjithshëm 2-2, por falë golit mysafir, Bremeni dhe Rashica do të luajnë në elitën e futbollit gjerman edhe për edicionin e ardhshëm./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera