Lajme

Lajmi i fundit: Pas ngritjes së aktakuzave, Specialja fton viktimat

Autori: Gazeta inFokus 14:52 | 25 September 2020

Pas ngritjes së aktakuzave Gjykata Speciale ka ftuar për të dëshmuar edhe viktimat, shkruan Gazeta inFokus.

Kjo është bërë e ditur në një njoftim nga Dhomat e Specializuara, ku thuhet se ka filluar procesi i pjesëmarrjes së viktimave në proceset e ardhshme pas aktakuzës së parë.

“Me konfirmimin e një aktakuze në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) dhe publikimin e saj, viktimat tashmë mund të fillojnë të paraqesin kërkesa për pjesëmarrje në proceset e ardhshme.

-Advertisement-

Duke folur mbi pjesëmarrjen e viktimave Kryetare Ekaterina Trendafilova tha “Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë juridiksion mbi krime të rënda, ku përfshihen krime kundër njerëzimit dhe krime lufte. Që të arrihet drejtësi, nuk duhet të harrojmë ata që kanë vuajtur si pasojë e këtyre krimeve. Në gjykatën tonë, viktimave u jepet mundësi të marrin pjesë në procese gjyqësore, në realizimin e drejtësisë.””, thuhet në njoftimin e Dhomave të Specializuara.

“Një person fizik që beson se ka pësuar dëm fizik, material ose mendor si pasojë e drejtpërdrejtë e një vepre penale të pretenduar në një aktakuzë të konfirmuar nga gjykatësi i procedurës paraprake, mund t’u paraqesë Dhomave të Specializuara kërkesë për t’u pranuar si viktimë pjesëmarrëse”, thuhet në njoftim.

Tashmë nga Gjykata Speciale janë bërë dy arrestime, me ndihmën e EULEX-it. Arrestimi i parë u bë të enjten, ku u arrestua Salih Mustafa, ish epror i UCK-së dhe të premten u arrestua edhe kryetari i OVL-UCK-së, Hysni Gucati./Gazeta inFokus/

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera