Lajme

LAJMI I FUNDIT: Nxirren disa trupa të pajetë nga Klinika Infektive!

Autori: Gazeta inFokus 11:01 | 05 July 2020

Forca të shtuara të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës janë vendosur para Klinikës Infektive në QKUK.

Mëngjesin e së dielës policia ka bllokuar hyrjet për në këtë klinikë. Ndërkohë, mjekësia ligjore është duke i larguar trupat e pajetë.

Kujtojmë se vetëm dje Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se janë regjistruar 178 raste të reja me Covid-19. Po ashtu gjatë ditës së djeshme kanë ndërruar jetë 8 persona të prekur nga ky virus. /KP/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera