Fokus

LAJMI I FUNDIT: Nuredin Ibishi tregon planet që ka ndërmarrë Policia e Kosovës për sulmet në Veri

Autori: Ermirë Berisha 22:56 | 29 April 2022

Eksperti i sigurisë, Nuredin Ibishi, ka thënë se pas sulmeve të vazhdueshme në veri të Mitrovicës, Policia e Kosovës ka ndërmarrë një plan operacional, shkruan Gazeta inFokus.

Ibishi në një intervistë ekskluzive për emision “N’Konak” me Islam Morinën, ka treguar për planet që ka ndërmarrë policia për qëllim të rritjes së sigurisë të banorëve në Veri të Mitrovicës.

“Policia tash ka ndërmarrë planin operacional së bashku me sektor të tjerë të sigurisë, këta duhet pas parasysh se është kërkua prezenca dhe shtimi i forcave normal edhe i njësive të Eulexit, që të jenë aty në teren dhe në ato vende nga ku janë kryer këto sulme të bëhet edhe mbulimi i terrenit në kuptim të asaj jo vetë të aksit rrugor dhe të pritet një sulm të radhës” ka thënë Ibishi.

-Advertisement-

Ndryshe, katër sulmet e para ndaj Policisë ndodhën nga 13 deri më 15 prill, për të pasuar sulmi i pestë të shtunën e 16 prillit.

Dhe sulmi i fundit, i gjashti me radhë ndodhi të martën (26 prill), ku një njësi patrulluese kufitare në fshatin Zupç të Zubin Potokut është sulmuar me armë zjarri./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera