Rozë

LAJMI I FUNDIT: Noizy dhe Stresi shfaqen live në Instagram

Autori: Gazeta inFokus 00:00 | 06 January 2022

E pabesueshme por e vërtetë, rep-artistët nga Shqipëria Noizy dhe Stresi janë shfaqur së bashku në instagram, shkruan Gazeta inFokus.

Noizy dikur ishte rival i përbetuar i reperit Stresi, madje ata ishin gjuajtur edhe me armë zjarri.

Pas përleshjes me armë zjarri ata vazhduan edhe një luftë përmes “dissave”, luftë kjo që zgjati për një kohë të gjatë në rrjetet sociale, e cila gjithnjë bëhej më e ashpër.

Megjithatë siç duket Noizy  dhe Stresi iu dhanë fund mosmarrëveshjeve të tyre, duke u shfaqur live në rrjetin social Instagram.

Livestreamin e dy artistëve nga Shqipëria e përcollën drejtpërdrejt mbi 70 mijë ndjekës të tyre./Gazeta inFokus/

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Të tjera