Sport

LAJMI I FUNDIT: Njësia Speciale e Kosovës futen në stadiumin e qytetit në Suharekë  

Autori: Gazeta inFokus 17:08 | 28 April 2021

Skuadra e Ballkanit ka shënuar një fitore tejet të rëndësishme në elitën e futbollit kosovar, shkruan Gazeta inFokus.

‘Portokallinjtë’ kanë triumfuar ndaj Llapit me rezultat minimal 1-0, në duelin e vlefshëm për javën e 31-të në Superligë.

Në takimin e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Suharekë, golin për vendasit e realizoi Blend Baftiu në minutën e 30’.

-Advertisement-

Kjo përballje ishte mjaftë e tensionuar prej fillimit dhe më të përfunduar ndeshja është dashur ndërhyrja e Njësisë Speciale të Kosovës, pasi të dy skuadrat ishin të acaruara.

Llapi kërkonte penallti në fund të ndeshje, por ashtu nuk mendoi gjyqtari dhe kjo shkaktoi tollovi në fund.

Më poshtë keni pamje ku Njësia Speciale futet në stadium./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera