Lajme

LAJMI I FUNDIT: Një i vrarë dhe një i plagosur në Volljakë të Klinës, detaje nga policia

Autori: Gazeta inFokus 22:37 | 28 April 2022

Një person ka vdekur dhe një tjetër është plagosur në rrugën Klinë-Gjakovë.

Lajmi është konfirmuar edhe nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Në 20:43 minuta policia është njoftuar se ka të shtëna me armë zjarri dhe dyshohet për të plagosur. Me të arritur në vend të ngjarjes, është konstatu se dy persona janë të lënduar. Janë dërguar në Qendrën e mjekësisë familjare pastaj janë dërguar në emergjencën e Pejës. Pas pak kohe, mjeku kujdestar e ka konfirmuar vdekjen e njërës viktimë”, tha Gashi.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera