Lajme

LAJMI I FUNDIT: Ngjarje e rëndë, një 24-vjeçar mbyt nënën e tij

Autori: Gazeta inFokus 21:49 | 03 June 2023

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Përmet, mbrëmjen e së shtunës, ku një 24-vjeçar ka mbytur nënën e tij.

Sipas policisë, viktima është me iniciale Z.M. 65 vjeç. Ndërsa i dyshuari, me iniciale A.M. 24 vjeç, mendohet se e ka kryer aktin e rëndë në gjendje depresive.

Pasi mbytën nënën, ai u arratis nga vendngjarja dhe u kap nga policia disa çaste më vonë.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. /tvklan.al

-Advertisement-

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare
-Advertisement-

Të tjera