Lajme

Lajmi i fundit nga Trusti, deputeti i VV-së PRO votimit/ Ja kur mund të shkoj ky projektligj në Kuvend

Autori: Gazeta inFokus 17:50 | 05 October 2022

Iniciatori i peticionit për lejimin e tërheqjes së 30% të mjeteve të Trustit, Adnan Jashari thotë se janë në pritje të Qeverisë në lidhje me këtë çështje.

Në një prononcim për GazetaBlic, Jashari thotë se Qeveria e Kosovës ka kohë deri në 22 tetor të jap përgjigje, teksa thotë se pyetja është dërguar me 22 shtator.

“Jemi në pritje të kthimit të përgjigjes së Qeverisë për Nismën Legjislative të qytetarëve rreth Trustit. Pyetja është dërguar më 22 shtator, ka kohë deri më 22 tetor të jap përgjigje”, thotë Jasharaj.

-Advertisement-

Jasharaj thotë se, në momentin kur Qeveria kthen përgjigje atëherë projektligji për Trustin shkon në Komision Parlamentar, pastaj Komisioni e dërgon për diskutim dhe votim në Kuvend.

Sipas Jasharajt, përveç deputetit të VV-së, Fatmir Humolli, që është shprehur PËR votimin e tërheqjes së parave nga Trusti, nuk ka deputet tjetër të pozitës që deri më tani ka treguar qëndrimin e tij/saj.

“Përpos deputetit, Fatmir Humolli që është shprehur qartë pro votimit të Trustit, nuk ka prononcim të ndonjë deputeti tjetër të pozitës. Deputeti Eman Rrahmani nuk është shprehur decidivisht as pro dhe as kundër, por që paraprakisht ka kërkuar mendim dhe këshilla prej ekspertëve ekonomikë”, tha Jasharaj për GazetaBlic.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera