Lajme

Lajmi i fundit nga Shtëpia e Bardhë: Grenell dhe O’Brien refuzojnë masat gjysmake të Kurtit

Autori: Gazeta inFokus 22:39 | 27 February 2020

Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë hedhur menjëherë poshtë propozimin e sotshëm të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për heqjen e pjesshme dhe me kushte të tarifës ndaj mallrave nga Serbia.

Gazeta Express ka mësuar në natën e së enjtes, nga burimet e saj të besueshme, se masat gjysmake të Kurtit janë kundërshtuar nga Shtëpia e Bardhë.

I dërguari i posaçëm i presidentit amerikan, Donald Trump, për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, i ka refuzuar propozimet e Kurtit për heqjen e tarifës ndaj Serbisë, për t’i hapur rrugën vazhdimit të dialogut, bëjnë të ditur burimet e Gazetës Express.

-Advertisement-

Masat gjysmake të shefit të ekzekutivit kosovar i ka refuzuar dhe këshilltari për Siguri Kombëtare i presidentit Trump, Robert O’Brien, kanë treguar burimet.

Para se të vinte reagimi nga Uashingtoni, zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Avdullah Hoti, ka folur rreth trysnisë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe partnerët e tjerë ndërkombëtarë të vendit për heqjen e tarifës prej 100 për qind ndaj mallrave nga Serbia.

Hoti ka minimizuar propozimin e sotshëm të kryeministrit Kurti, për heqjen e pjesshme dhe të kushtëzuar të tarifës.

Sipas tij, ajo çfarë ka bërë Kurti nuk mjafton për të përmbushur kërkesën e ndërkombëtarëve.

“Besoj që nuk ka kohë për zgjidhje. Nuk ka rrugë të ndërmjetme për partneritetin me SHBA’në”, ka deklaruar Hoti në emisionin “Pressing”, në televizionin T7.

“Nuk mund të jemi kreativ as në listimin e pikave të ndryshme, as në parafrazimin e çështjeve me elokuencë. Ka marrë fund ajo”, ka thënë zëvendësi i Kurtit.

Sot, Kurti ka vendosur ta heqë tarifën për lëndën e parë që importohet nga Serbia, duke filluar nga data 15 mars.

E nëse Serbia ndalon fushatën jomiqësore, atëherë nga data 1 prill tarifa do të hiqet tërësisht për një periudhë 90 ditëshe.

Kryeministri tha se nëse Serbia nuk reflekton, nga 1 prilli do të nisë implementimi gradual i reciprocitetit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…

Të tjera