Lajme

LAJMI I FUNDIT nga Klinika Infektive: Një pacient në gjendje kritike

Autori: Gazeta inFokus 09:26 | 20 May 2020

Një pacient i infektuar me Covid-19 është në gjendje kritike dhe në ventilim mekanik.

Në Klinikën Infektive të QKUK-së janë hospitalizuar 10 raste, prej tyre shtatë raste janë të infektuar me Covid-19.

Gjendja e pacientëve të sëmurë me Covid -19 është si vijon:

-Advertisement-

Tri raste janë në gjendje stabile, dy raste janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive si dhe dy raste janë në gjendje më të rënduar, duke u trajtuar në repartin e Mjekimit Intensiv, njëri prej tyre është në gjendje kritike dhe në ventilim mekanik.

Sot nga klinika lirohen dy pacientë të shëruar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera