Lajme

LAJMI I FUNDIT: Nesër nënshkruhet marrëveshja për linjën hekurudhore Prishtinë – Beograd

Autori: Gazeta inFokus 23:19 | 13 February 2020

Vetëm pak kohë që kur u arrit marrëveshja e linjës direkte ajrore Prishtinë-Beograd, nesër do të nënshkruhet marrëveshja e linjës hekurudhore mes Kosovës e Serbisë.

Kështu kanë konfirmuar për Klan Kosovën burime të larta zyrtare nga Munihu.

”Nesër në orën 09:30 bëhet nënshkrimi i marrëveshjes për Transportin Hekurudhor”, ka thënë ky burim i lartë për Klan Kosovën.

-Advertisement-

Ky zhvillim vie pas negociatave të mëparshme të autoriteteve kosovare e serbe për infrastrukturë, si dhe pas takimit me Presidentit Thaçi me të dërguarin special të presidentit Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi Richard Grenell, që pati sonte në Munih, një ditë para Konferencës për Siguri.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Të tjera