Sport

LAJMI I FUNDIT: Nënshkruhet memorandumi në mes MRKS-së dhe federatave sportive

Autori: Erion Maliqaj 15:25 | 06 April 2020

Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit ka nënshkruar memorandum me kryetarët e federatave në Kosovë për kategorizimin e sportit, shkruan Gazeta inFokus.

Ky memorandum është nënshkruar para pak qasëtëve në objektet e MKRS-së.

Lajmin për Gazetën inFokus e ka konfirmuar sekretari i përgjithshëm i FFK-së, Eroll Salihu.

-Advertisement-

Salihu ka thënë se vetëm është nënshkruar memorandumi, ndërsa akoma nuk janë caktuar shumat e parave që do ti ndahen federatave.

“Po para pak qasëtëve është nënshkruar memorandumi mes kryetarëve të federatave sportive në Kosovë dhe MKRS-së. Ende nuk janë caktuar shumat të cilat do t’ju caktohen federatave është bërë vetëm kategorizimi i sportit”, tha Eroll Salihu për Gazetën inFokus.

Kujtojmë së Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sporti do ti ndajë 5 milionë euro për ti dalë në ndihmë sportit dhe kulturës në Kosovë pas krizës së krijuar nga koronavirusi./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera