Sport

LAJMI I FUNDIT: Ndryshon termini i ndeshjes Ballkani – Drenica, kjo është arsyeja

Autori: Gazeta inFokus 14:31 | 02 March 2021

Ka ndryshuar termini i ndeshjes së javës së 23-të në Superligë ndërmjet Ballkanit dhe Drenicës, shkruan Gazeta inFokus.

Kjo takim ishte paraparë të luhej të dielën nga ora 13:00, por me kërkesë të klubit të Drenicës do të zhvillohet ditën e premte, më 5 mars, në orën 13:00.

Ballafaqimi mes Ballkanit dhe Drenicës do të luhet të premten për shkak të manifestimeve të Epopesë së UÇK-së.

-Advertisement-

Komisioni i Garave me pëlqim edhe nga klubi nikoqir, Ballkani, e ka miratuar kërkesën e klubit nga Skenderaj./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera