Lajme

LAJMI I FUNDIT/ Ndërron jetë personi i shtatë nga koronavirusi në Shqipëri

Autori: Gazeta inFokus 23:16 | 26 March 2020

Ka ndërruar jetë te spitali Infektiv një paciente 85-vjeçare, duke e çuar në 7 numrin e viktimave nga koronavirusi në Shqipëri.

Lajmi është konfirmuar nga ministria e Shëndetësisë. E moshuara ka ndërruar jetë mbrëmjen e sotme, dhe kishte  mbërritur gjatë pasdites në spital, në gjendje të rëndë.

E moshuara vuante nga disa sëmundje kronike dhe u konfirmua me COVID-19 në spitalin Infektiv.

-Advertisement-

Njoftimi i plotë:

Ndërron jetë në spitalin infektiv pacientja 85-vjeçare, viktima e 7 e COVID-19 në Shqipëri

Gjatë mbrëmjes së sotme ndërroi jetë një paciente 85-vjeçare nga Tirana,  e cila ka mbërritur gjatë pasdites në spitalin infektiv, në gjendje të rëndë. Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor për disa orë, 85-vjeçarja nuk arriti të mbijetojë. E moshuara vuante nga disa sëmundje kronike dhe u konfirmua me COVID-19 në spitalin Infektiv.

85-vjeçarja është viktima e shtatë e prekur nga COVID-19 në Shqipëri.

Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerës dhe i bën thirrje dhe një herë qytetarëve të jenë shumë të kujdesshëm në rast të shfaqjes së shenjave të sëmundjes dhe të telefonojnë menjëherë urgjencën kombëtare në numrin 127!

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare

Të tjera