Sport

LAJMI I FUNDIT: Ndërron jetë ish-futbollisti i Lirisë së Prizrenit

Autori: Gazeta inFokus 18:30 | 22 February 2020

Në moshën 72 vjeçare ka ndërruar jetë ish-futbollisti i Lirisë së Prizrenit, Marjan Spaqi, shkruan Gazeta inFokus.

Spaqi ka qenë futbollist i gjeneratës së parë të Shkollës së Futbollit të Lirisë së Prizrenit, në vitet e 70-ta.

Lajmin për ndarjen nga jeta të Spaqit e ka dhënë klubi i Lirisë.

-Advertisement-

Më poshtë keni njoftimin e klubit prizrenas.

Të premten ka ndërruar jetë në moshën 72 vjeçare Marijan Spaqi.

I ndjeri ka qenë futbollistë i gjeneratës së parë të Shkollës së Futbollit të KF Liria, në vitet 70-ta.

Ai, u varros sot në varrezat e qytetit në Prizren./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera