Sport

LAJMI I FUNDIT: Ndërpritet ndeshja mes Shqipërisë dhe Polonisë

Autori: Gazeta inFokus 22:28 | 12 October 2021

Është ndërprerë ndeshja mes Shqipërisë dhe Polonisë që po luhej në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës ‘Katar 2022’, shkruan Gazeta inFokus.

Në takimin që po zhvillohej në stadiumin ‘Air Albania’ në Tiranë, ndeshja është ndërprerë në minutën e 78’, pasi tifozët kanë gjuajtur gjësende të forta në fushë në drejtim të futbollistëve të Polonisë.

Ky moment ka ardhur pasi Polonia kaloi në avantazh në minutën e 77’ me golin e realizuar nga Karol Swiderski./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!

Të tjera