Lajme

LAJMI I FUNDIT: Musk vë në dispozicion Starlink për ukrainasit

Autori: Gazeta inFokus 11:08 | 13 March 2022

Banorët e Ukrainës tashmë plotësisht mund të përdorin internetin Starlink të propozuar nga shefi ekzekutiv të SpaceX, Elon Musk, shkruan Gazeta Infokus.

Kjo mundësi kishte ardhur si shkak i një bisede në mes të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky dhe Elon Musk.
Ku presidenti ukrainas kishte njoftuar se gjatë bisedës me shefin të SpaceX, i kishte siguruar Ukrainës se do të marrë edhe më shumë shërbim interneti nga satelitet e tij Starlink.

“Fola me Elon Musk. I jam mirënjohës për mbështetjen ndaj Ukrainës me fjalë dhe vepra”, kishte shkruar Zelensky në rrjetet sociale.

-Advertisement-

Ushtria ruse tash e 18-të ditë ka filluar sulmet ndaj Ukrainës e ku shërbimi i internetit në Ukrainë ka pasur probleme të mëdha që prej fillimit sulmeve.

Ndërkaq, vënia në dispozicion të këtij rrjeti është bërë e ditur në një video të publikuar nga banorët në zonat e sulmuara.

Më poshtë gjeni videon:/Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani

Të tjera