Sport

LAJMI I FUNDIT: Mentor Zhdrella befason të gjithë me skuadrën e re

Autori: Gazeta inFokus 21:31 | 27 July 2021

Me 7 qershor të këtij viti katër herë futbollisti më i mirë në Kosovë, Mentor Zhdrella, u largua nga klubi i Llapit, ku qëndroi për 4 vite, shkruan Gazeta inFokus.

Por, Zhdrella ka befasuar të gjithë mbremjën e së martës, pasi sërish është rikthyer te skuadra nga Podujeva.

Lajmin e ka bërë të ditur klubi i Llapit përmes një postimi në faqen zyrtare në facebook.

-Advertisement-

Mesfushorit nga Podujeva ka vazhduar bashkëpunimin me llapjanët edhe për një sezon tjetër.

Me largimin e tij në muajin qershor ai humbi ndeshjet e Ligës së Konferencës, ku Llapi debutoi në Evropë dhe u eliminua në rrethin e parë nga Shkupi me rezultat të përgjithshëm 3-1.

Më poshtë keni postimin e plotë të klubit të Llapit./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…

Të tjera