Sport

LAJMI I FUNDIT: Menaxheri i FIFA-së i bashkohet klubit Hajvalia 2020

Autori: Gazeta inFokus 19:41 | 19 May 2020

Klubi me i ri i futbollit në Kosovë Hajvalia 2020 po vazhdon të përforcohet çdo ditë e më shumë, shkruan Gazeta inFokus.

Pas këngëtarit, Meda, i cili është bërë president i klubit, së fundmi kjo skuadër nga paralagjia e Prishtinës ka marr në radhët e veta edhe menaxherin e FIFA-s, Besnik Tahirin.

Më poshtë keni njoftimin e plotë të klubit të Hajvalisë 2020.

Lajmet e mira për “F.C Hajvalia 2020” nuk kanë të ndalur.

Pas zyrtarizimit si president të klubit të artistit të famshëm kosovar, Mehdin Përgjeçaj – MEDA, tani Hajvalisë i është bashkuar edhe një figurë e shquar sportive i njohur në të gjithë Evropën.

Besnik Tahiri, menaxheri me liçencë të FIFA-së për të gjitha kategoritë e futbollistëve, është ardhja më e re në klubin tonë.

Besnik Tahiri është i liçencuar nga FIFA për përfaqësimin e sportistëve dhe klubeve në të gjithë botën.

Nga viti 2012 e deri më sot, Besnik Tahiri ka transferuar me dhjetëra futbollistë nëpër shumë klube dhe ligat më të forta në Evropë.

Ardhja e tij në “F.C Hajvalia 2020” tani është mundësia më e mirë për të gjithë futbollistët dhe talentët e Hajvalisë, por edhe ata kosovarë, që me punë të dëshmohen dhe të transferohen nëpër klube të ndryshme evropiane.

Besnik Tahiri së bashku me presidentin e klubit Meda, kanë të hapur edhe agjencionin për menaxhimin e futbollistëve në Gjermani “BMB Sport Agency GMBH”.

Përveç punës së jashtëzakonshme në menaxhimin dhe transferimin e futbollistëve nëpër Evropë, Besnik Tahiri ka edhe përfaqësinë e një prej markave më të njohura të atleteve në botë, “PUMA”.

“F.C Hajvalia 2020” edhe një herë ka kënaqësinë që të prezantoj para të gjithëve një prej menaxherëve më të suksesshëm kosovar, Besnik Tahiri, duke i uruar mirëseardhje dhe shumë suksese në drejtimin e klubit.

Mirësevjen Besnik.

Të tjera