Sport

LAJMI I FUNDIT: Me këtë rezultat përfundon ndeshja mes Shqipërisë dhe Kosovës në konkurrencën e femrave

Autori: Gazeta inFokus 21:04 | 16 September 2021

Kombëtarja e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës kanë luajtur baras me rezultat 1-1, në takimin e vlefshëm për Kampionatin Botëror të femrave “Australi – Zelandë e Re 2023”, shkruan Gazeta inFokus.

Në takimin e zhvilluar në stadiumin ‘Elbasan Arena’, golin për ‘kuqezinjtë’ e realizoi, Megi Doci, në minutën e 43’, kurse për ‘Dardanet’ shënoi Valentina Limani në minutën e 72’.

Pas këtij barazimi Shqipëria renditet e dyta në Grupin F me 1 pikë, kurse Kosova e treta po ashtu me 1 sosh.

-Advertisement-

Ndeshjen e radhës, Shqipëria e luan në udhëtim te Belgjika, kurse Kosova e pret Norvegjinë./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!

Të tjera