Sport

LAJMI I FUNDIT: Manchester Unitedi afër marrëveshjes me yllin e Barcelonës

Autori: Gazeta inFokus 21:02 | 29 September 2020

Manchester Unitedi është shumë afër që të arrijë marrëveshje me yllin e skuadrës së Barcelonës, Ousmane Dembele, shkruan Gazeta inFokus.

Siç raporton gazeta AS ‘Djajtë e Kuq’ mbrëmjen e së martës kanë bërë një lëvizje befasuese për ta transferuar në ‘Old Trafford’ sulmuesin francez.

Largimi i Dembeles nga ‘Camp Nou’ është shumë i mundshëm, pasi trajneri i ri i Barcelonës, Ronald Koeman, e dëshiron në skuadër sulmuesin tjetër francez, Memphis Depay.

-Advertisement-

Katalunasit janë të gatshëm të pranojnë një ofertë prej 50-60 milionë eurove nga Unitedi për Dembelen./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera