Lajme

LAJMI I FUNDIT: Majlinda Kelmendi i jep fund karrierës

Autori: Gazeta inFokus 13:30 | 26 July 2021

Xhudistja kosovare, Majlinda Kelmendi, i ka dhënë fund karrierës së saj, shkruan Gazeta inFokus.

Lajmin e ka bërë të ditur vet Kelmendi në një intervistë për KTV.

“Unë ndoshta këtë vit kam qenë në dyshime a të largohem apo të vazhdojë, për shkak të lëndimeve. Por në momentin e fundit kam vendosur për hatër të Tonit të vazhdojë, të garojë në Lojëra Olimpike. Fatkeqësisht nuk shkoj si duhet, nuk është se nuk isha në formë, por nuk ishte dita ime. Për mua kjo ka qenë gara e fundit, nuk e kam pritur që gara e fundit në karrierë do të shkojë kështu. Ishte e shkruar, krejt i kam fituar. I kam sjellë Kosovës mjaft emocione, mjaft lot është radha e tjerëve. Do të jem afër Tonit me u mundu me nxjerrë talente tjera prej Kosovës”, ka thënë Kelmendi.

Majlinda Kelmendi në vitin 2016 arriti ta fitonte medaljen e artë në Lojërat Olimpike “Rio 2016” në Brazil.

Xhudistja nga Peja në “Tokyo 2020” e eliminua në ndeshjen e parë.

Kelmendi shkruajti historinë e shtetit të Kosoves, pasi ishte xhudistja e parë që i sjelli vendit tonë medaljen e artë olimpike./Gazeta inFokus/

Të tjera