Sport

LAJMI I FUNDIT: Llapi ia “vjedh” një talent Gjilanit

Autori: Gazeta inFokus 18:02 | 05 January 2022

Skuadra e Llapit është përforcuar edhe me një lojtar të ri, shkruan Gazeta inFokus.

Futbollisti gjilanas, Ismet Hamdi, tani është bërë pjesë e llapjanëve si sulmues i krahut.

Ai ishte prodhim i skuadrës së Gjilanit, duke qenë më i dalluari nga moshatarët e tij, i cili kishte arritur shifrën e 10 golave dhe 20 asistimeve.

Gjilanasi ka nënshkruar kontratën 4 vjeçare me Llapin me mundësi vazhdimi edhe për vite tjera./Gazeta inFokus/

Të tjera